Arthur: Pirlo idhulli im, nuk e di nëse Suarez do të vijë te Juventus

schedule18:27 - 2 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 2 Shtator, 2020

Mesfushori i ri i Juventusit, Arthur, ka folur sot në konferencë për shtyp, duke treguar objektivat që ka me “Zonjën e Vjetër”, statistikat e tij, bashkëpunimin me Pirlon dhe një afrim të mundshëm të Luis Suarez.

“Vlerësimi im është një pyetje me “kunj”! Këto janë numrat që luajnë në futboll, por mua nuk më interesojnë numrat! Juventusi vendosi të investojë shumë tek unë, ndiej një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të qenë në gjendje të punoj me këtë ekip, do të përpiqem të respektoj angazhimet e marra.

Pirlo si idhull? Padyshim që e njihja atë, të gjithë ata që janë të interesuar për futbollin e njohin futbollistin Pirlo! Një privilegj të punoj me të. E di që duhet të mësoj shumë se si të lëviz me ekipin.

 

Suarez? Unë nuk e di se cila është situata e tij, menaxherët sigurisht që e dinë atë më mirë se unë: nëse do të kisha shansin të luaja me të, jam i sigurt se ai do t’i shtonte vlerë Juventusit! Luis është një lojtar i shkëlqyer, por nuk kam pasur mundësi ta eksploroj këtë temë në thellësi”, u shpreh Arthur mes të tjerash./abcnews.al