Artan Lame: Çuditem se sa pa letra paska qenë ky vend

schedule11:18 - 15 Shtator, 2018

schedule 11:18 - 15 Shtator, 2018

I ftuar në studion e ABC News, Artan Lame, kreu i ALUIZNI-it. Diskutim në lidhje me lajmërimin e njoftimit se tashmë pritet të regjistrohen të gjitha banesat e ndërtuara para vitit 1991. Lame tregoi detajet e kësaj nisme, në mënyrë që të informojë publikun dhe të japë më shumë informacione të nevojshme.

Ai u shpreh se bëhet fjalë për banesat e ndërtuara para ’91-shit spese pas këtij viti e kemi të rregulluar me regjistrimet dhe legalizimet e bëra.

“Ndërtesat e para vitit 1991 ka një problem, ça ndërtonte shoku Enver nuk kishte nevojë fare për leje ndërtimi dhe një pjesë e tyre janë të paregjistruara. Përgjithësisht rrethinat dhe fshatrat asaj kohe jepnin leje të cilat mbeteshin të gjitha të pahipotekuara. Bëhet fjalë për 40 deri në 60 mijë objekte.”

Ai tregoi se shtëpitë që janë tashmë në proces legalizimi nuk përfshihen në këtë VKM dhe për ta procesi do të vazhdojë normalisht siç ka nisur.

Lame tregoi se që nga e hëna hapet aplikimi onlinë për ata të cilët duhet të kryejnë këtë shërbim. Por ai sugjeron që të mos ketë dyndje, pasi nuk do të ketë një afat kohor për këtë. Fillimisht të paraqiten ata të cilët kanë vërtetë nevojë.