Artan Hoxha kujton 21 Janarin: Kur dëgjoj Ujkun, asgjë nuk harrohet

schedule08:30 - 21 Janar, 2022

schedule 08:30 - 21 Janar, 2022

Nga Artan Hoxha

Kur degjoj Ujkun, tu kërkojë “qofte dhe një provë të vetme” amerikanëve, ndërsa ka lënë njeëpirg me kufoma ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, më vjen te shkrihem gazi, se nuk kam fuqi të ulëras…

Marshall, kerkon nje prove si e ke “minuar demokracine” ne kete vend, si ke “fshehur krimet” dhe ke “penguar hetimet” pasi te shpallen “non grata”???!!

Ja ku e ke.

Me figure dhe me krisma…

Me kufoma te pergjakura mbi bulevard dhe me tru te derdhur mbi trotuar…

Jo nje, por dy protestues krejtesisht paqesore, pa çadra pistolete dhe thika me helm ne duar, qe i masakrove, pa brerjen më të vogël të ndërgjegjes.

Gjirokastriti Ziver Veizi dhe dibrani Hekuran Deda, fieraku Faik Myrtaj dhe lezhjani Aleks Nika…

Te vrare nga Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Dibra, duket sikur ke dashur me deshire te hysh ne hasem me gjithe Shqiperine.

Edhe me dore sikur t’i kishe zgjedhur, nuk do t’i kishe shperndare kaq mire gjeografikisht mbi harten e Shqiperise…

Gjaku i tyre i derdhur ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” nuk eshte thjeshte nje prove per ty, eshte makthi yt…

Nga ana tjeter, DREJTESIA E MUNGUAR per 11 vite me radhe, per 4 deshmoret e 21 janarit, eshte edhe nje akuze per kryeministrin e sotem Edi Rama, i cili premtoi NDESHKIM te urdheruesit te vrasjeve dhe ekzekutoreve te tij.…

E ka perballe Ujkun, por thote “se ku me kane humbur gjurmet”…

Te shohim çfare justifikimi do te kete sot, para femijeve jetime dhe familjareve zemerplasur, te Aleks Nikes, Faik Myrtos, Hekuran Dedes dhe Ziver Veizit…

Te pakten na e kurseni shfaqen tragji-komike, qe e realizoni ne menyre aq teatrale çdo 21 janar.

Ne mungese te drejtesise per deshmoret e 21 janarit, kjo ceremoni nuk eshte thjeshte nje mungese respekti per te vdekurit, por edhe nje tallje perbuzese per te gjallet…

U kerkoj ndjese familjeve te viktimave per ripublikimin e pamjeve makaber, por ky eshte ndeshkimi i vetem qe mund t’u japim vrasesve.

Ne mungese te ndeshkimit nga drejtesia, sepaku t’i damkosim publikisht per çfare i kane bere ketij populli…

Ne video: Pjese nga emisioni “Xhungel”, ku pasqyrohet vrasja e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes nga shefi i shtabit te batalionit special te Gardes, Agim Llupo.

Si dhe konferenca e shtypit ne mesnaten e 21 janarit 2011, e kryetarit te opozites Edi Rama, menjehere sapo ishin publikuar pamjet e vrasjeve nga Garda.

/ Abcnews.al