Artan Hoxha: Ku gaboi policia me Klevis Allën dhe çfarë mund të deklarojë Altin Ndoci për vrasjet e Durrësit

schedule15:31 - 5 Maj, 2020

schedule 15:31 - 5 Maj, 2020

Gazetari Artan Hoxha gjatë bisedës së zhvilluar në ABC News tregoi rolin e Klevis Allës në vrasjet e ndodhura kohët e fundit në Durrës.

Përvec kësaj Hoxha tha se në këtë ngjarje policia gaboi pasi nuk garantoi dot anonimatin e të penduarit të drejtësisë duke rrezikuar kështu familjen e tij por edhe duke ndihmuar pjesëtarët e tjerë të këtij grupi ti shpëtojnë drejtësisë.

Më tej Hoxha tha se Altin Ndoci i arrestuar sëbashku me Klevis Allën është një personazh i njohur për drejtësisnë dhe se është i vështirë zbërthimi i tij në përfshirjet e tij në aktivitetin kriminal.

LEXO edhe: Artan Hoxha zbardh rolin e Klevis Allës në vrasjet e Durrësit

“Gabimi qëndron në rrjedhjen informacionit. Dalja e emrit, do të thotë që bashkëpunëtorë të tjerë të grupit, që nuk janë kapur, të marrin masa për të pastruar veten dhe të shpëtojnë. Kjo gjithashtu vë në rrezik 22 vjeçarin dhe familjen e tij, të cilët mund të gjenden nën presionin e pjesës tjetër të grupit që janë ende të pazbuluar. Nuk konceptohet dot që të publikohet fotoja e bashkëpunëtorit të drejtësisë menjëherë pas arrestimit të tij.

LEXO edhe: Hoxha zbardh atentatet e grupit agresiv ku bën pjesë Altin Ndoci

Personazhi tjetër që është i përfshirë Altin Ndoci është një personazh i rrahur me vaj e uthull, dhe është i vështirë për tu zbërthyer, ka qenë edhe herë të tjera në burg. Ka rezultuar se vrasësit me pagesë në Shqipëri e kanë nisur punën e tyre me grabitjen e makinave në rrugë. Ndoci, kur është kapur në 2015 kishte kryer një seri grabitjesh.

LEXO edhe: Ku ngjason me historinë e Jan Prengës, Hoxha zbardh atentatet e grupit ku bën pjesë Altin Ndoci

Ne thamë se ngjarjet kanë ngjashmëri me njëra tjetrën, si Dorian Shkoza dhe Viktor Haxhia kanë servis makinash, të dy janë përfshirë më parë në trafikun e lëndëve narkotike”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!