Artan Fuga: Tirana më ka dhembur kur u prishën lagjet ku bashkoheshin perlat e arkitekturës

schedule08:15 - 20 Maj, 2020

schedule 08:15 - 20 Maj, 2020

Akademiku Artan Fuga në “ABC e mëngjesit” u shpreh se pa një reformë për të gjithë industrinë e krijimit do të shohim një rrënim të vazhdueshëm.

Sipas tij sot ndodhemi në fazën e shkatërrimit. “Muret rrëzohen kur brenda nuk ka funksion”, u shpreh Fuga.

Problemi sqaroi akademiku Fuga fillon te shteti social.

“Sa më lart të ngjitesh në pushtet aq më i paditur bëhesh. Sipas shumë mendimtarëve Fuga shpjegoi se në klasën dominuese politike sundon metafora “ekip” një metaforë diktatoriale, më të cilën kërkohet të menaxhohet burokracia e shtetit. Në fakt duke sikur i bën të gjitha dhe ka nevojë për këshilltarët dhe ka nevojë për grupin e ekspertëve. Mendimet që mer nga ekspertët, janë ato mendime që ai do të dëgjojë. Kjo është drama e centralizimit”, u shpreh Fuga.

Më tej akademiku shtoi se për qytetet e mëdha siç është Tirana, rreziku është industria e ndërtimit që nëse nuk menaxhohet do të vazhdojë të shkaktojë probleme.

“Kjo industri ka nevojë të ndërtojë në qendër dhe nuk mund të ndërtojë në periferi, pasi vlera e produktit është shume e ulët. Në momentin që nuk ka vend ndërton në lartësi”, tha më tej Fuga.

Ndërsa më tej theksoi: Më ka dhembur Tirana kur u prishen lagjet ku bashkoheshin perlat e arkitekturës, ai qytetërimi që duhet të restaurohej, duhet të ruheshin perlat. Tani përse do të më dhembë më shumë teatri kur të gjitha vlerat e qytetit tim janë shkatërruar.

Shpeshherë them sa të lumtur janë këta të rinj që nuk e dinë se si ka qenë Tirana që ne kemi njohur në rininë tonë dhe them se po ta dinin po ta ndjenin në lëkurë do ta kuptonin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!