Me një urdhër të Arta Markut u ndërpritet komandimi të gjithë prokurorëve. Sipas kryeprokurores së përkohshme të komanduarit do të kthehen në vendet që janë emëruar më herët. Mes prokurorëve që lëvizin ka edhe nga Krimet e Rënda, Vlora, apo Durrësi.
Kryeprokurorja Arta Marku firmosi urdhrin për ndërprerjen e komandimeve të Prokurorëve në të gjithë vendin. Burime për ABC News konfirmojnë se me urdhrin e firmosur nga kryeprokurorja Marku, Prokurorët e komanduar do të kthehen në detyrat ku janë të emëruar.
Pas firmosjes se ketij urdheri nga Prokurorja e Pergjithshme, porkuroret e komanduar duhet te bëjnë dorëzimin e dosjeve. Mesohet se mes prokurorëve që lëvizin ka edhe nga Krimet e Rënda, Vlora, apo Durrësi. Kryeprokuroja Marku deri më tani ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 30 prokurorë të komanduar.
Rasti që krijoi më shumë debat për ndërprerjen e komanadimeve ishte ai i bashkëshortëve, Rovena Gashi dhe Dritan Gina.
Ky i fundit me urdhër të Kryeprokurores së përkoshme Arta Marku, u kthye në Tiranë teksa bëri edhe një kallzim tek prokuroria e Krimet e Rënda. Në vend të Ginës, në prokurorinë e Elbasanit u caktua përkohësisht prokurori Ardian Nezha, i cili ushtronte detyrën pranë prokurorisë së shkallës së parë për Krimet e Rënda .
Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Rovena Gashi. Pasi Marku e largoi nga nga detyra e drejtores së drejtorisë së marrëdhënieve juridike me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, duke e kthyer në prokurore të thjeshtë. Gashi bëri një padi në gjykatën administrative, por që nuk u mor parasysh nga trupi gjykues.
Gjithashtu, Prokurorit Pali Deçolli, i cili ishte Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, iu ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Përkohësisht në krye të prokurorisë së Fierit u caktua Fatmir Lushi. Po ashtu komandimi i është ndërprerë dhe Drejtuesit të komanduar të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës Artur Ismailukaj, dhe në vend të tij caktohet përkohësisht prokurorja Alketa Nushi.
Një tjetër ndryshim I firmosur nga prokurorja e pergjithshme e perkoshhme është edhe largimi i Prokurorit të Durrësit, Agron Gjana i cili, ndryshe nga tre te parët që ishin të komanduar, ishte i emëruar drejtues ne prokurorine e Durresit prej 3 vjetesh nga ish kryrprokurori Llalla,. Gjana u transferua si prokuror i thjeshtë në Pukë, në vend të tij komandohet Donika Prela, e cila është po nga radhët e prokurorisë së Durrësit./abcnews.al