Arsyeja kryesore që çiftet ndahen

schedule21:46 - 2 Mars, 2022

schedule 21:46 - 2 Mars, 2022

Femrat kanë prirjen por edhe aftësinë për t’iu qasur një problemi përmes një të menduari emocional më të detajuar, ndërsa meshkujt fokusohen kryesisht në anën praktike të çështjeve që dalin. Komunikimi i shëndetshëm në përgjithësi është në fund të fundit ajo që i ndihmon marrëdhëniet të evoluojnë dhe të kenë një stabilitet të qëndrueshëm.

Shumë partnerë priren të shmangin ose të braktisin bisedën dhe të izolohen dhe të mbyllen. Në këtë mënyrë ata shprehin një tendencë hakmarrjeje pasive ndaj partnerit. Kjo sjellje toksike quhet “goditje me gurë” ose “ngritje e murit”, edhe ndodh kur partneri braktis dialogun, refuzon me kokëfortësi të komunikojë dhe e sillet indiferent, sikur nuk është aspak i interesuar për problemin që i ka lindur. A ju kujton diçka kjo?

Kjo sjellje është shumë e zakonshme sidomos në rastet e konfliktit dhe zakonisht çon në ndarje afatgjatë. Refuzimi i vazhdueshëm për të komunikuar me partnerin tonë dhe për të bërë sikur nuk e dëgjojmë kur ai na flet, sipas ekspertëve çon në prishjen e marrëdhënies. Është ajo që ne e quajmë “rrokullisje poshtë”./abcnews.al