Arsimi profesional/ Të rinjtë që zgjedhin zanat, nuk duan të emigrojnë

schedule13:54 - 28 Prill, 2023

schedule 13:54 - 28 Prill, 2023

DURRËS- Në mjediset e shkollës profesionale “Beqir Çela” në Durrës u zhvillua panairi me punimet e nxënësve ,me punimet më të mira të nxënësve në degët e Termohidraulikës, automekanikës, degës elektrike, mekanikes dhe informatikës. Ata prezantuan një pjesë të punimeve të tyre. Joan Xhako, studion elektroteknikë në shkollën profesionale” Beqir Çela” në Durrës. Ai një ditë ëndërron të ndërtojë një hidrocentral.

“Ky tregon punën e hidrocentralit. Është i ndërtuar në maket. E zgjodha këtë degë se e kam pasion. Që i vogël i doja punët elektrike”, tha njëri prej nxënësve.

Joani ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë, nuk do emigrojë kur të mbarojë studimet.

“Mund të rri këtu, nuk iki jashtë”, tha ai.

Ndërsa një nxënës tjetër ka realizuar një makinerie për punimin e tokës.

“Makineri për punimin e tokës. Zgjati rreth një muaj. Dëshira ime është që të gjithë të qëndrojmë këtu”, shtoi një tjetër.

Panairi i shkollës profesionale  “Beqir Çela” është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme ku nxënësit ekspozojnë punimet e tyre.

“Është bërë traditë që në shkollë organizohen dyert e hapura. Këtë vit nxënësit kanë paraqitur punimet e tyre dhe në arte dhe pikturë”, tha ai.

Vitet e fundit është rritur interesi edhe i vajzave për të ndjekur këtë shkollë profesionale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!