Arsenali ka pasur një fillim vërtet të keq të sezonit dhe interesi për lojtarë të rinj gjatë markatos së verës është kthyer në një përparësi. Disa ditë më parë u raportua se “topçinjtë” ishin të interesuar për Eden Hazard, por belgu nuk është objektivi i vetëm që po ndiqet.
Sipas TodoFichajes, Arsenali ka kontaktuar Barcelonën për të zbuluar situatën e Philippe Coutinho. Që nga transferimi i tij 3 sezone më parë, braziliani nuk i ka justifikuar 115 milion eurot e shpenzuar për të dhe klubi blaugrana po kërkon një rrugëzgjidhje.
Aktualisht është një nga lojtarët më të paguar në skuadër dhe kjo do të ishte një nga arsyet kryesore për largimin etij. Kontrata e Coutinhos skadon në 2023 dhe nga Londra ata shohin një mundësi të mirë për nënshkrimin e tij.
Tani për tani opsioni që po vlerësohet është një huazim deri në fund të sezoni, me Gunner që do duhet ta paguajnë 233.000 euro në javë. /abcnews.al/