Policia ka arrestuar autorin Gazment Buçpapaj i cili më datë 20.02.2026 goditi për vdekje me thikë 31 vjeçarin Egli Pashollari.
Gazment Buçpapaj në prezencë te bashkëshortes sulmoi fizikisht dhe qëlloi me thikë Egli Pashollarin, i cili ndërroi jetë pavarësisht se u dërgua në spital. Sipas njoftimit të Policisë, autori u mbajt në vëzhgim në banesën në vendlindjen e tij Tropojë, aty ku edhe u arrestua.
Pas ngjarjes së rëndë 40-vjeçari Gazment Buçpapaj largohet bashkë me bashkëshorten e tij në rrugicat e zonës së Ish Parkut.
Njoftimi i Policise:
“Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.
Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.” / abcnews.al/


