Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet vrasësi i Egli Pashollarit/ Policia: U mbajt në mbikëqyrje në banesën në Tropojë

schedule21:29 - 2 Mars, 2026

schedule 21:29 - 2 Mars, 2026

Policia ka arrestuar autorin Gazment Buçpapaj i cili më datë 20.02.2026 goditi për vdekje me thikë 31 vjeçarin Egli Pashollari.

Gazment Buçpapaj në prezencë te bashkëshortes sulmoi fizikisht dhe qëlloi me thikë Egli Pashollarin, i cili ndërroi jetë pavarësisht se u dërgua në spital. Sipas njoftimit të Policisë, autori u mbajt në vëzhgim në banesën në vendlindjen e tij Tropojë, aty ku edhe u arrestua.

Pas ngjarjes së rëndë 40-vjeçari Gazment Buçpapaj largohet bashkë me bashkëshorten e tij në rrugicat e zonës së Ish Parkut.



Njoftimi i Policise:

“Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.

Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!