Arrestohet rusi, po përgatiste atentat në Gjermani me armë e eksploziv

schedule14:01 - 22 Gusht, 2018

schedule 14:01 - 22 Gusht, 2018

Policia e Berlinit ka arrestuar një shtetas rus, i cili akuzohet se bashkë me një person tjetër po përgatisnin sulm terrorist në Gjermani. Bashkëpunëtori i tij ishte arrestuar vitin e kaluar në Marsejë të Francës.

Rikthehet frika e sulmeve në Evropë. Një 31-vjeçar rus është arrestuar në Berlin dhe akuzohet se po përgatiste një atentat në Gjermani. Personi dyshohet se është bashkëpunëtor i një 22-vjeçari të arrestuar vitin e kaluar në Marsejë të Francës, pasi ishte zbuluar në posedim të armëve të zjarrit dhe të 3 kilogramëve eksploziv.

Sipas autoriteteve franceze dy personat e konsideruar si ekstremistë islamiakë, planifikonin të sulmonin një lokalitet jo të specifikuar për të “vrarë dhe plagosur një numër sa më të madh personash që të jetë e mundur”.

Plani për atentatin terrorist është ndërprerë nga një operacion i policisë gjermane në tetor të 2016-ës: në atë pikë, sipas hetimeve të prokurorisë franceze, dy personat ishin ndarë, njëri udhëtoi për në Marsejë, ku u arrestua disa muaj më pas. Ndërsa tjetri në Berlin, ku është zbuluar së fundmi dhe arrestuar. Ndërkohë, Franca dhe Gjermania janë dy vendet evropiane më të goditura nga sulmet terroriste gjatë viteve të fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!