Arrestohet një person i armatosur në territorin e kështjellës ku Mbretëresha e Anglisë po kalon pushimet

schedule01:39 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 01:39 - 26 Dhjetor, 2021

Një person i armatosur është arrestuar në Kështjellën Windsor ditën e Krishtlindjeve. Policia deklaroi që gjeti një 19 vjeçar nga Sauthemptoni brenda territorit të kështjellës në orën 08:30. Ai u arrestua me dyshimin se hyri në një zonë të mbrojtur pa leje dhe për posedim të një arme luftarake raporton “BBC”.

Autoritetet policore deklaruan që  ai nuk hyri në asnjë objekt të kështjellës dhe që për këtë ngjarje informuan dhe anëtarët e familjes mbretërore. Kryeinspektorja e policisë  Rebecca Mears tha se një hetim po zhvillohet për këtë incident dhe që po bashkëpunojnë me Policinë Metropolitane.

Ajo mendon që ngjarja nuk paraqet rrezik për qytetarët. Mbretëresha e Anglisë po kalon Krishtlindjet në Kështjellën Windsor ndryshe nga herët e tjera që i ka kaluar në rezidencën mbretërore në Sandringham. / abcnews.al  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!