Policia ka arrestuar në Qafë-Thanë një 45 vjeçar që ishte në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë në pranga për qëllim ekstradimi ka rënë shtetasi Remzi Emruli, 45 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni. Gjykata e Zagrebit në Kroaci ka nxjerrë urdhër arresti për “Trafikim të lëndëve narkotike”
Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Remzi Emruli, 45 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Zagrebit-Kroaci, me vendim nr 5.K-1634/17-24, të datës 28.11.2017, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 190 paragrafi 2 i Kodit Penal Kroat./abcnews.al