Arrestohet i riu në Durrës, konsumonte alkool dhe dhunonte prindërit me urdhër mbrojtje

schedule11:28 - 8 Gusht, 2023

schedule 11:28 - 8 Gusht, 2023

DURRËS- Një 34-vjeçar, i cili ishte kthyer në një dhunues serial ndaj prindërve ka përfunduar në pranga të Policisë së Durrësit. Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raporton se i riu dhunonte sistematikisht prindërit edhe pse ndaj tyre  institucionet kishin lëshuar një urdhër mbrojtjeje.

Ai konsumonte vazhdimisht alkool dhe shkonte në shtëpi në gjendje të dehur dhe më pas dhunonte prindërit.

“Ai jetonte me prindër dhe kishte mosmarrëveshje dhe i dhunonte sistematikisht. Ai kishte probleme me bashkëshorten e tij dhe ka qenë në proces divorci dhe kjo e ka rënduar gjendjen e tij psikologjike. Sipas policisë, ai ishte konsumues i alkoolit dhe shkonte në shtëpi në gjendje të dehur. Ata kanë bërë një denoncim në Polici dhe më pas institucionet kanë nxjerrë një urdhër- mbrojtje, por kjo nuk e ka ndaluar djalin e tyre që të ushtronte dhunë ndaj tyre”, raportoi gazetari.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme pas denoncimit të familjarëve. Ata kanë deklaruar në Polici se djali i dhunonte sistematikisht dhe se ishte i papërmbajtshëm.

Pavarësisht se kishte një urdhër mbrojtje nga ana e gjykatës, të moshuarit nuk i shpëtuan dot agresionit të 34-vjeçarit./ n.m. abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!