Arrestohet Dardan Molliqaj/ Kosovë, kreu i PSD ishte në protestën kundër kryetares së Gjykatës Speciale

schedule15:26 - 29 Nëntor, 2023

schedule 15:26 - 29 Nëntor, 2023

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, zhvilloi sot një vizitë në Kosovë.

Por kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova është pritur me protesta. Në objektin ku edhe është vendosur, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një protestë, e cila është shoqëruar me tensione dhe është përdorur edhe gaz lotsjellës.

Një numër i madh i forcave të policisë është vendosur para objektit ku edhe po qëndron gjykatësja. Sakaq Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të PSD, mes të cilëve është edhe kreu i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.