FOTO/ Arrestohet biznesmeni në Elbasan, premtonte ndërtime pa leje

schedule22:50 - 4 Janar, 2020

schedule 22:50 - 4 Janar, 2020

Pronari i një firme ndërtimi është arrestuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Bëhet fjalë për 44 vjeçarin Sulejman Shahini.

44 vjeçari është arrestuar nga seksioni i Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, pasi ishte vene nën hetim prej 6 muajsh.

Ky shtetas në emër të firmës së ndërtimit që kishte prej vitesh në Elbasan, u premtonte pronarëve të bizneseve, ndërtimin pa leje të objekteve apo shtetasve në Elbasan, por dhe familjarëve që kërkonin të ndërtonin shtëpi pa leje ndërtimi.

Sipas burimeve të ABC News, 44 vjeçari Shahini kishte lidhje të forta edhe me zyrtarë të INUV në bashkinë e Elbasanit, të cilët gjithashtu janë nën hetim për shpërdorim detyre.

Dyshohet se këta të fundit, bashkëpunonin me 44 vjeçarin për premtimet që iu bënin qytetarëve, në ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje, kundrejt shumave që variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë Euro.

Arrestimi i Shahinit është kryer mbrëmjen e sotme, nën akuzën e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm”, “dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm” dhe “fshehje e të ardhurave”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!