Eshtë arrestuar në Elbasan Besnik Capja.
40 vjecari nga Elbasani, që njihej edhe si Besnik Bylyku e Kliton Prifti, ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas informacionit të policisë së Elbasanit, Besnik Capja mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të drejtorisë së Elbasan.
Ai u pikas dhe u ndalua në një pikë lloto – sporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.
Ndalimi i Capjas u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në me qëllim ekstradimin drejt Italisë./abcnews.al


