Arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, ishte në kërkim për plagosje me armë zjarri

schedule09:25 - 6 Shkurt, 2025

schedule 09:25 - 6 Shkurt, 2025

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim për plagosjen e një 24-vjeçari me armë zjarri. 22-vjeçari Ensi Shtubina, u kap me pistoletë me vete në lagjen Rus. Gjatë operacionit është sekuestruar pistoleta me municionin e saj.

“Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!