Policia e Kurbinit ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.
Emiljan Lleshaj kërkohej, pasi më 7 Korrik në qendër të qytetit të Mamurrasit ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë kohës që po lëvizte me një makinë “Audi”. Më pas, ai është larguar duke mos iu bindur urdhërave të policissë.
I riu Lleshaj është i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale. Për të, Gjykata e Kurbinit në datën 25 Korrik caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”./abcnews.al