Policia goditi një grup kriminal në Fier, i dyshuar se ishte i përfshirë në narkotrafik, vrasje apo rrembim personi. 3 persona, 2 nga Fieri dhe një nga Shijaku, u vunë në pranga. Po ashtu u sekuestruan nga policia, drogë, armë dhe disa automjete.
U desh një operacion të mëdhenjesh për ti goditur të mëdhenjtë e krimit në Fier. I koduar Grand, çoi në pranga vëllezerit Kuçi dhe nje bashkëpunëtor të tyrin. Kuçët e Fierit u arrestuan në kompleksin e tyre të biznesit në Fermë Çlirim të cilin policia dyshon se e ndërtuan me para të drogës.
Për policinë, anëtarë e ketij të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata dyshohen edhe per vrasje e rrembim personi.
Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht.
Të arrestuarit u kapën me armë dhe me drogë. Policia sekuestroi prëveç tyre edhe mjete të blindura, dedektor valësh, armë gjahu e telefona celularë.
Kujtim Kuçit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krëhëra me fishekë. Bashkim Ahmeto Kuçit iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë. Dritan Tushës iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Bashkë me lokalin në fermë çlirim policia po heton edhe pasuri të tjera të këtyre personave siç janë makina dhe apartamente në Fier dhe Tiranë. Pasuritë dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal dhe trafikut të drogës. Hetimet vazhdojnë për kapjen e personave të tjerë si edhe për verifikimin e pasurive të të arrestuarve dhe familjarëve të tyre./abcnews.al
https://youtu.be/1U54LLhjgxA