Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi zbulohet se kultivonin bimë narkotike. Sipas burimeve të policisë në një ndërtesë të pabanueshme, në fshatin Demollarë në Kuçovë janë sekuestruar edhe 100 kubikë kanabis.
Ndërkohë materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,për veprat penale: “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim,parashikuar nga Nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.
Infomacion nga Policia:
Kuçovë- Operacioni i koduar “Diga”,arresohen dy shtetas që kultivonin bimë narkotike. Sekuestron 100 kubikë kanabis në një banesë te pabanueshme në fshatin Demollarë në Kuçovë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative,efektivët e Komisariatit të Policisë Kuçovë,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Diga”,duke sekustruar në një banesë te pa banueshme në fshatin Demollarë të qytetit të Kuçovës 100 kubikë me bimë narkotike “Canabis Sativa”,të gatshme për tu kultivuar. Ne pranga kane rene dy kultivuesit e bimës narkotike: Gerald Gjika (Klevis Sina),30-vjeç dhe Gentjan Bilishi,37-vjeç,të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.
Blute e Kuçovës ishin njoftuar se të dy këta shtetas merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe banesa e vjeter ku u gjetën 100 kubikët me canabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit,i cili jeton në Greqi. Fakti që banesa e Dajes se Geraldit ishte bosh dhe për të kujdesej vete nipi i tij Geraldi qe ka favorizuar të rinjtë për ta përdorur banesën për kultivim të bimëve narkotike. Materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,për veprat penale: “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim,parashikuar nga Nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.