Dy shqiptarë janë arrestuar të mërkurën në Kretë pasi akuzohen se përdhunuan një turiste. Identiteti i tyre nuk është bërë publik, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në portin e Rethmnios.
Ndërkohë as identiteti i turistes nuk është bërë me dije. Ajo denoncoi në polici rastin, ku tha se dy persona e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale me ta.
Sipas mediave greke, shqiptarët u zbuluan brenda disa orëve pasi hetuesit kqyrën kamerat e sigurisë në port./abcnews.al