Arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të dënuar me disa vjet burgim

schedule13:21 - 29 Maj, 2025

schedule 13:21 - 29 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre janë të dënuar me disa vite burgim. Konkretisht janë arrestuar:

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin J. H., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 24 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi, 24-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e 5 muaj burgim;

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasen kosovare S. J., pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas sëbashku me babain e tij shtetasin A. T( i ndaluar me datë 18 Maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!