Arrestohen 3 punonjës pas shpërthimit në gurore, në kërkim administratori dhe drejtori teknik

schedule20:14 - 2 Mars, 2020

schedule 20:14 - 2 Mars, 2020

Policia ka arrestuar 3 persona një ditë pas shpërthimit në një gurore në fshatin Kurcaj të Krujës ku humbi jetën një punonjës dhe u plagos një tjetër. Ndërsa ka shpallur në kërkim adminsistratorin dhe drejtuesin teknik.

Kamera e “ABC News” ka shkuar këtë mëngjes në fshatin malor të Kurcajt dhe pa nga afër vendin ku prej shpërthimit të minave ndërroi jetën Asllan Jaupaj dhe u plagos në kokë Gani Demushi.

Në gurore puna është ndërprerë dhe nuk ndodhej asnjë drejtues apo punonjës. Vetëm dy policë ishin në brendësi të saj. Ndërsa mësohet se ende nuk kanë mbëritur hetuesit që të zbardhin shkakun e vërtetë të ngjarjes së rëndë.

Kjo gurore sipas banorëve të zonës ka pak kohë që është vënë në punë në zonën e quajtur Shkallë pranë kësaj gryke mali. “Abc News” u interesua për punëtorin që ndëroi jetë dhe të plagosurin, por në zonë nuk i njihte askush, pasi nuk janë banorë të fshatit Kurcaj. Policia këtë mëngjes arrestoi tre punonjës mes tyre dhe përfaqësuesin ligjor të kompanisë. Ndërsa ka shpallur në kërkim administratorin, Klemend Murtaj dhe drejtuesin teknik.

Inspektoriati Shtetëror i Punës në një njoftim për mediat deklaron se pas kontrolleve në këtë subjekt,  dy punonjësit i vdekuri dhe i plagosuri janë të pasiguruar që prej muajit janar. Deri në përfundim të hetimet është marrë masa e pezullimit urgjent të punës së gurores./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!