Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka reaguar për arrestimin e Fredi Belerit në Himarë.
“Arrestimi, dy ditë para zgjedhjeve, i anëtarit të minoritetit grek, Fredis Beleris, kandidat për kryetar bashkie në Himarë të Shqipërisë, përbën një skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme.
Për këtë e kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell si edhe dhe ministrin e Jashtëm suedez Tobias Billstrom që ushtron Presidencën e radhës së BE-së.” tha Dendias.
Ndërkohë lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, mediat në Greqi raportuan se ministri Dendias zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Rama.