Me akuzën për lidhje të mundshme me Fetullah Gulen, policia turke ka arrestuar 110 menaxherë ndërsa janë lëshuar urdhër arreste për 189 avokatë. Berlini kritikon Ankaranë se po shkel të drejtat e njeriut
Tjetër valë arrestimesh në kuadër të hetimeve kundër grupit Kainak në Turqi, nën akuzën se ka lidhje me Fetullah Gulen. Ky i fundit akuzohet se organizoi dhe mbështeti financiarisht përpjekjen e dështuar për grusht shteti në 15 korri 2016. Prokuroria e Stambollit lëshoi mandate arresti për 110 drejtues dhe nënpunës të Kainak dhe kompanive të tjera të lidhura me të. Policia arrestoi me dhjetra persona në 24 provinca të ndryshme të vendit. Pjesa më e madhe e drejtuesve u arrestuan në Stamboll, Ankara, SMirnë dhe Bursa. Akuza është e njëjtë për të gjithë: financimi dhe bashkëpunimi nën urdhërat e organizatës së Fetullah Gulen, imam i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1999. Që nga përpjekja për grusht shteti janë 51 mijë personat që kanë përfunduar në pranga me akuzën se janë pjesë e këtij rrjeti. 160 mijë te tjerë kanë humbur vendet e punës po për akuzën e lidhjeve me Fetullah Gulen.
Arrestime të tjera në Turqi
schedule12:00 - 20 Tetor, 2017
schedule 12:00 - 20 Tetor, 2017