Arrest shtëpie për 4 serbët e arrestuar në Mitrovicë/ Anton Berisha: E turpshme për një vend që kërkon të integrohet në BE

schedule16:31 - 12 Shtator, 2024

schedule 16:31 - 12 Shtator, 2024

Ish- zv/ministër i Jashtëm Anton Berisha në një lidhje të drejtpërdrejte për “Balkan Update” në ABC News, komentoi tensionet në veri të Kosovës.

Ai u ndal te masa “arrest në shtëpi” për katër serbët e arrestuar, duke thënë se ky vendim i qeverisë së Kosovës është e turpshme për një vend që kërkon të integrohet. Sakaq Berisha u ndal te opozita e Kosovës, ku tha se kjo e fundit është duke heshtur.

Për aq sa e njoh Evropën, ky veprim për vendosjen e masës ‘arrest në shtëpi’ për katër serbët e arrestuar është e turpshme. Për një evropian normal, skena të tilla janë të turpshme. Shoqëri të tilla i trajtojnë si normale këto akte të turpshme. Sjellja e policit po ashtu është e turpshme. Zhvillonte bisedë jo si një njeri që ka veshur një institucion. Shumë policë shkojë pas instinkteve të tyre dhe jo për uniformën që vesh.

Nëse e përkthejmë politikisht, si do jetë rezultati i zgjedhjeve? Opozita duke heshtur në raste të tilla tregon se nuk ndryshon prej Albinit.

Ne mund të na shpëtojnë të tjerët nga të tjerët, por jo nga vetja. Ne po tregojmë fytyrën e vërtetë të tonën se sat ë dhunshëm jemi, sa jo demokratë. Qeveria sillet ndaj një njeriu dhe hajdutëve të tij. Keqpërdorimi i mjeteve financiare, punësimi i familjarëve, janë duke i bërë në një masë më të madhe se çdo qeveri.”, tha ai.

Ndër të tjera, Berisha tha se Kosova po krijon një model primitiv i cili është duke u shpërfillur, ndërsa për Serbinë u shpreh se kjo e fundit është në një pozicion komod.

Serbia është në një pozicion komod. Me sjelljet e qeverisë së Kosovës, Kosova po krijon një model primitiv i cili është duke u shpërfillur. Në fillim u izolua nga bashkësia ndërkombëtare, por tashmë është duke u shpërfillur. Ne po tregojmë një papjekuri totale që do të vazhdojë me izolimin e Kosovës.”, përfundoi Berisha.

/abcnews.al