Arrest me burg për 7 të arrestuarit e grupit të kokaines në Shkodër

schedule11:54 - 6 Shkurt, 2018

schedule 11:54 - 6 Shkurt, 2018

Arrest me burg është masa e sigurisë për shtatë  të arrestuarit e grupit kriminal ” Kokaina”. Gjykatësja Izabela Radovani pasi mori në shqyrtim dosjen dhe dëgjoi pretendimet e prokurorit të çështjes Albert Murçaj e cilësoi të ligjshëm arrestin si dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për gjithë të arrestuarit. Prokurori i çështjes ka paraqitur para gjykatës provat filmike dhe përgjimet e kryera gjatë tre muajve. Avokati mbrojtës i Helidon Markut, menaxherit të lokalit të natës kërkoi arrest shtëpie, por kjo u hodh poshtë nga gjykata. Për gjashtë të tjerët avokatët kërkuan lirimin e tyre duke e cilësuar të paligjshëm arrestimin. Por prokurori i akuzon se grupi merrej me shitje të drogërave të forta klienteve brenda në lokal. Gjatë aksionit atyre iu gjetën më shumë se dy kilogramë kokainë./abcnews.al