Arratiset nga Gjykata e Vlorës sapo u dënua me 3.4 vjet burg

schedule15:13 - 23 Maj, 2018

schedule 15:13 - 23 Maj, 2018

Një i sapodënuar u arratis nga ambjentet e gjykatës së Vlorës. Ai është Mikel Kasa dhe akuzohet për pengmarrje në bashkëpunim.

Ky ishte momenti kur gjykatësi do të shpallte 3.4 vite burg për Mikel Kasën i akuzuar për pengmarrje në bashkëpunim.

Në pritje të vendimit me gjykim të shkurtuar, 29 vjeçari kapërceu tavolinën e të pandehurit dhe mes përmes avokatit, prokurorit dhe policit të shoqërimit doli nga salla.

Me pas nga korridori i katit të dytë siç shikoni dhe nga pamjet doli nga prapa godinës së gjykatës së Vlorës aty ku lëvizin gjyqtarët.

Forca të shumta policie u vunë në ndjekje dhe paralelisht u shpërnda dhe foto.

Veshur kishte pantallona të zeza dhe një bluzë rozë. Gjykatësi Skënder Haluca tha se në gjykatë nuk ka siguri.

“I pandehuri ishte duke pritur vendimin dhe në përfundimit të shpalljes së vendimit ai u largua me vrap korridoreve të gjykatës, duke iu shpëtuar forcave të policisë. Në këtë gjykatë në këto ambjente ndodhin përditë ngjarje të ndryshme”.

Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës për Mikel Kasën. Hetimet filluan nga prokurorja dhe oficeri i prokurorisë që janë të gatshëm. Por ikja e tij u kushtoi lirinë tre punonjësve të policisë që patën për detyrë shoqërimin e të arrestuarit. Ata u ndaluan për t’u arrestuar, njoftoi prokuroria e Vlorës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!