Arnold Schwarzenegger vaksinohet kundër koronavirusit

schedule08:10 - 21 Janar, 2021

schedule 08:10 - 21 Janar, 2021

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger është vaksinuar kundër Covid-19. 73-vjeçari postoi një video në rrjete sociale duke marrën dozën e parë në  Dodger Stadium në Los Anxheles, i kthyer në një qendër vaksinimi.

“Sot ishte një ditë e mirë. Kurrë nuk kam qenë më i lumtur të pres në një rresht. Nëse keni të drejtë, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të bërë vaksinën tuaj. Eja me mua nëse dëshiron të jetosh”, u shpreh aktori.

Schwarzenegger i bashkohet listës së të famshmëve mbi 65-vjeç që kanë bërë vaksinën, duke përfshirë Judi Dench, Martha Steëart dhe kohët e fundit, Steve Martin. /abcnews.al