Armina Mevlani ndan fotot e papublikuara nga dasma: Kujtime që do t’i mbaj përgjithmonë

schedule12:17 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 12:17 - 20 Dhjetor, 2022

Ky vit që po lëmë pas, do të kujtohet gjatë nga blogerja, Armina Mevlani. Më 25 shtator, ajo dhe partneri, Shkëlzen Berisha i dhanë fund beqarisë, duke organizuar një dasmë madhështore. Ata ftuan mbi 300 persona, mes të cilëve ishin personazhe të ndryshëm nga politika, ekrani dhe muzika.

Mediat rozë shkruan shumë gjatë për dasmën, duke e cilësuar edhe si eventin e vitit. Mirëpo, Armina vazhdon të ndaj kujtime nga ky moment i rëndësishëm.

Pak minuta më parë, ajo ka postuar në Instagram disa foto të papublikuara me shoqërueset, të cilat janë edhe shoqet e saj më të mira.

“Kujtime të bukura që do t’i mbaj përgjithmonë me shoqërueset/shoqet e mia më të mira”, ka shkruar Armina përkrah fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)

 

Kujtojmë që disa ditë më parë, blogerja zbuloi se kanë zgjedhur që celebrimin ta bëjnë në janar të vitit 2023. Kjo pasi quhet vit i mbarë për celebrimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!