Nuk mund të flitet më për brezin e artë. Nga talentet e mëdhenj të Belgjikës që nga viti 2014 e deri më sot, kanë mbetur vetëm dy veteranë, De Brujne 34-vjeçar dhe Lukaku është I ka mbushur 33.
Ata I treguan vitet e tyre në barazimin zhgënjyes ndaj Iranit në Los Anxhelos, rezultat që nuk e ndihmon aspak skuadrën europiane për të realizuar ndonjë objektiv në këtë botëror.
Natyrisht, diferenca në cilësi ishte e gjitha në fushë, pavarësisht moshës së De Brujnes e Lukakut, si dhe mungesës së talentit tjetër, Doku.
Irani mund të jetë I lumtur që mbetet I pathyer në “territorin armik”, me dy barazime në dy ndeshje, pas vështirësive të jashtëzakonshme për t’u përgatitur, pas dyshimeve reale për të marrë pjesë dhe udhëtimeve nga Meksika për në Kaliforni për duelet.
Për më tepër, 6 nga 11 titullarët kundër Belgjikës luajnë për skuadrat e ligës iranane, pra prej muajsh nuk kanë qenë në fushë.
Në përgjithësi niveli I futbollit në Los Anxhelos ishte I ulët ndërsa në tribuna ishin 10 000 vende bosh nga kapaciteti prej 80 000 spektatorësh.
“Persët” duhet të falenderojnë jo vetëm karakterin dhe unitetin e tyre, por edhe portierin Alireza Beiranvand, që I shpëtoi me pritjet e tij.
Jo më kot ishte lojtari më i mirë në fushë.
Belgjika e mbajti topin mbi 70 për qind, dhe gjuajti 23 herë ndaj vetëm 7 të Iranit.
Edhe gjuajtjet në portë ishin 7-3!
Europianët ishin më pranë fitores edhe pse që nga 66’ luajtën me 10 lojtarë pasi mbrojtësi Ngoi mori karton të kuq.
Tashmë, belgët duhet të fitojnë ndaj Zelandës së Re në 27 qershor, ndryshe rrezikojnë eliminimin, ndërsa Irani ka shpresë nëse mund Egjiptin.



