Armëpushim i përkohshëm, Rusia konfirmon hapjen e korridoreve humanitare për dy qytete të Ukrainës

schedule07:59 - 5 Mars, 2022

schedule 07:59 - 5 Mars, 2022

Ministria ruse e Mbrojtjes  këtë të shtunë ka bërë me dije se  korridoret humanitare do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës nga qytetet Mariupol dhe Volnovakha.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas njoftimit të fundit nga zyrtarët rus një “moment qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet. Ministria ruse bën me dije se në lidhje me këtë vendim është rënë dakord me autoritetet ukrainase.

Gjithashtu edhe Ukraina ka konfirmuar armëpushimin, sipas kreu të rajonit Donetsk, Pavlo Kirilenko. Ai gjithashtu tha se administrata e tij aktualisht po punon për detajet e evakuimit.

Ndërkohë më herët, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko bëri thirrje për një korridor humanitar, për të kaluar shoqëria civile, pas një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!