Disa persona janë shoqëruar nga policia në Sarandë, në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes.
Mësohet se policia ka gjetur në një lokal armë zjarri dhe lëndë narkotike. Ngjarja ka ndodhur në një prej lokaleve, në afërsi të një prej plazheve në lagjen nr.4.
Policia e Sarandës ka ndërhyrë së bashku me FNSH. Të shoqëruarit janë banorë të Sarandës./abcnews.al


