Armë dhe drogë, kapet i riu

schedule09:54 - 17 Prill, 2019

schedule 09:54 - 17 Prill, 2019

Një 28-vjeçar nga Vlora ka përfunduar nga prangat pas denoncimit të qytetarëve. Këta të fundit dyshonin se i riu shpërndante drogë dhe mbante armë pa leje.

Menjëherë pas denoncimit, uniformat blu organizuan një operacion që bëri të mundur kapjen e 28-vjeçarit. Gjatë kontrollit të detajuar në banesën e tij, ata gjetën të fshehur një pistoletë si dhe një sasi kanabisi. Sipas policisë, lënda narkotike do të shitej në doza të vogla.

Ndaj të riut nga Vlora rëndojnë veprat penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al