Armando Sadiku shkon në Azi, ja skuadra e tij e re

schedule09:51 - 25 Qershor, 2023

schedule 09:51 - 25 Qershor, 2023

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te skuadra e re.

Elbasanasi ka zgjdhur të vijojë karrierën në Indi aty ku ka firmosur me skuadrën e Mohun Bagan.

Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, që për herë të parë në karrierën e tij do të provojë një aventurë në Indi.

Ndërkohë, skuadra me të cilën firmosi Sadiku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet Play-Off-it. Kujtojmë se së fundmi, Sadiku ishte pjesë e Cartagenës në LaLiga 2, ndërsa në 34 ndeshje gjeti edhe tetë herë rrugën e rrjetës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!