Armando Broja në qendër të merkatos, sulmuesi shqiptar u përgjigjet interesimeve nga Turqia

schedule15:25 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 15:25 - 11 Dhjetor, 2023

Armando Broja po përpiqet të rikthehet në formën e tij më të mirë pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të dëmtimit që pësoi muaj më parë.

Ditën e djeshme, sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi sfidën si titullar ndaj humbjes me Everton djhe luajti për 67 minuta.

Kohët e fundit, emri i tij është lakuar shumë nga mediat e huaja pasi është në radarët e shumë klubeve në Premier League, por edhe jashtë saj. Qarkullojnë zëra se disa klube turke kanë shfaqur interes për Brojën. Siç bën të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, Broja nuk konsideron aspak një transferim në ligën turke. Sulmuesi kuqezi shpreson ende dhe dëshiron të luajë në Angli./h.ll/abcnews.al