Armakolas tregon sondazhin: Grekët kanë mendim pozitiv për shqiptarët

schedule22:01 - 28 Tetor, 2021

schedule 22:01 - 28 Tetor, 2021

Profesori Ioannis Armakolas i pyetur lidhur me atë që është aktuale në opinionin publik për marrëdhëniet shqiptaro-greke, ka theksuar se dy shoqëritë kanë, mendime të ndryshme.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Log.”, Armakolas i cili ka bërë një sondazh për opinionin shqiptar dhe atë grek, ka theksuar se e rëndësishmja është që të dy vendet të bëjnë hapa para të qëndrueshëm.

Armakolas ka marrë si shembull dy qeveritë që kanë njoftuar së bashku që çështja e delimitimit të zonave detare do t’i referohen vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas profesorit grek, nëse kjo është ajo çka të dy qeveritë bien dakord, atëherë duhet të bëhen hapa të shpejtë në këtë drejtim.

Kjo do të përmirësonte në mënyrë domethënëse imazhin e shqiptarëve në Greqi, sepse Greqia po përpiqet që të zgjidhë çështje të ngjashme që ndan me të gjithë fqinjët e vet në rajon, sepse kjo është një çështje e rëndësishme për grekët.

Sipas Armakolas, kjo duket se është e rëndësishme edhe për opinionin publik shqiptar, nëse zgjidhet nga një proces gjyqësor në Gjykatë dhe shqiptarët do të ndiheshin në një pozicion më komod në marrëdhënien e tyre me grekët.

“Është e vërtetë që sondazhi i opinionit publik tregon që të dy shoqëritë kanë mendime shumë të ndryshme përsa i përket problemeve kryesore apo cilat janë mosmarrëveshjet kryesore midis dy shoqërive. Çështjet që janë të rëndësishme për opinionin publik shqiptar nuk përkojnë shumë me ato që opinioni publik grek mendon dhe e anasjellta. Unë mendoj që ajo është e rëndësishme është që po bëjmë hapa të qëndrueshëm dhe të ngadaltë drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Dhe unë dhe mendoj se duhet të fillojmë nga ato çështje që të dyja shoqëritë vlerësojnë, pavarësisht se çfarë mendojnë qeveritë. Për shembull të dy qeveritë kanë njoftuar së bashku që çështja e delimitimit të zonave detare do t’i referohen vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nëse kjo është ajo çka të dy qeveritë bien dakord, atëherë mendoj se ne duhet të bëjmë hapa të shpejtë në këtë drejtim. Kjo do të përmirësonte në mënyrë domethënëse imazhin e shqiptarëve në Greqi, sepse Greqia po përpiqet që të zgjidhë çështje të ngjashme që ndan me të gjithë fqinjët e vet në rajon, sepse kjo është një çështje e rëndësishme për grekët. Por kjo duket se është e rëndësishme edhe për opinionin publik shqiptar, nëse zgjidhet nga një proces gjyqësor në Gjykatë, dhe shqiptarët do të ndiheshin në një pozicion më komod në marrëdhënien e tyre me grekët. Por mendoj gjithashtu se mund të vazhdojmë dhe në drejtime të tjera. Për shembull, mendoj se faktori shoqëror është shumë i rëndësishëm. Ka një potencial të madh në marrëdhëniet midis dy vendeve për shkak të grekëve që jetojnë në Shqipëri dhe të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Ajo që duhet të bëjmë është që të përdorim këto dy ura të rëndësishme lidhëse midis dy vendeve për të krijuar më shumë besim, për të ndërtuar më shumë mirëkuptim. Një nga gjetjet e sondazhit është që megjithëse shqiptarët kanë mendim të mirë dhe pozitiv për grekët dhe grekët kanë mendim të mirë dhe pozitiv për shqiptarët, kur vijmë te karakteristikat specifike të dy kombeve atëherë aty kemi disa probleme. Për shembull të dy vendet mendojnë se ana tjetër është “e pandershme”, apo që palës tjetër nuk “i duhet besuar”. Siç e shikoni ka shumë hapësirë për përmirësime, prandaj duhen përdorur minoriteti etnik grek në Shqipëri dhe shqiptarët në Greqi si një urë lidhëse, për të përmirësuar atmosferën, për të përmirësuar besimin midis dy shoqërive dhe mendoj se kjo do të ishte shumë fitimprurëse për të dy vendet.” tha Armakolas. /abcnews.al/