Arjan Ndoj “ngec” në vetting, shkarkohet prokurori

schedule09:50 - 6 Maj, 2022

schedule 09:50 - 6 Maj, 2022

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Prokurori nuk ka mundur të kalojë kështu procesin e vettingut.

Ndoj nuk ka justifikuar pasurinë dhe sipas KPK ka kontakte me personazhe të botës së krimit. Për rrjedhojë ai është shkarkuar në unison nga anëtarët e trupës gjykuese.

Kujtojmë se krahas akuzave publike të kryeministrit Edi Rama, Ndoj u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku.

Lexo edhe: DEBATI/” S’je i sinqertë, s’do të të doja në stafin tim”. “Më paragjykon pse jam i pasur”: Gjithçka u tha mes Theo Jacobs dhe Arjan Ndojës gjatë vettingut

Në seancën dëgjimore në KPK javën e kaluar pikërisht çështja e atentatit sollën debate mes tij përfaqësuesit të ONM-së Theo Jacobs. Ky i fundit i tha Ndojës së ai shoqërohej me personat e gabuar dhe se ishte fatkeqësi për shoqërinë shqiptare që një person me zgjuarsinë  e tij të bënte këto veprime. Madje, duke shkuar edhe më tej, Jacobs i tha Ndojës se ai nuk do ta pranonte si pjesë të stafit të tij pasi kishte kontaktet të papërshtatshme.

Sakaq, Ndoj i konsideroi politike qëndrimet dhe sulmet ndaj tij, ndërkohë që kërkoi të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, për të parë nëse ky i fundit po ashtu ka kontakte me persona të botës së krimit. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!