Arjan Ndoj ende në spital, si është gjendja e prokurorit

schedule09:31 - 3 Nëntor, 2019

schedule 09:31 - 3 Nëntor, 2019

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho, i njohur me psedonimin “Rrumi” vijojnë të qëndrojnë në spitalin e Durrësit që prej pasdites të së premtes.

Burime spitalore bëjnë të ditur se fraktura që prokurori Ndoja ka pësuar në shpatull sipas mjekëve kërkon ende kujdesin e tyre, duke u mbajtur në terapi intensive në pavionin e Ortopedisë. Ndërsa plagët e shkaktuara nga plumbat nuk përbëjnë problem për shëndetin e tij.

Ndryshe nga prokurori, i plagosuri tjetër Aleksandër Laho, i njohur me disa identitete, qëndron në pavijonin e kirurgjisë.

Dëmtimi që i është shkaktuar nga një plumb i vetëm, i cili ka depërtuar nga shpatulla në drejtim të nofulles, është i rëndë. Mjekët thonë se 48-vjecari ka reaguar pozitivisht, por demtimi thuajse i plotë i nofullës e bën te pamundur komunikimin me të, duke kërkuar një kujdes të vecante. Të dy pacientët të vecuar nga njëri tjetri vijojnë ende të ruhet nga forca të policisë. Vec familjarëve dhe hetuesve të cështjes nuk lejojnë askënd tjetër t’u qëndrojnë afër, për arsye sigurie. Ndërkaq, mësohet se Andi Maloku vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

“Abc News” mëson se miku i prokurorit Arjan Ndoj ndodhet në reanimacion.

Gjendja për momentin është e stabilizuar, por pacienti është ende nen kontroll intensiv”, thonë burime për “Abc News”.

Andi Maloku, drejtuesi i mjetit të përfshirë në atentat, ka marrë një plumb në mushkërinë e majtë pa i dëmtuar zemrën dhe një tjetër në shtyllën kurrizore. Për mjekët parametrat e tij jetësore janë normal megjithatë u duhet më shumë kohë për të dhënë një vlerësim përfundimtar mbi shëndetin e Andi Malokut.

Prokurori Arjan Ndoj, ra pre e një atentati sëbashku me shoferin e tij Andi Malokun dhe shtetasin Aleksandër Laho teksa po udhëtonin në një automjet nga Durrësi në drejtim të Tiranës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Te tre personat arritën t’i mbijetojnë atentatit duke mbetur të plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!