Botërori “Rusi 2018” duket se do na ofrojë momente me të vërtetë të veçanta.
Pas ndeshjes hapëse që u luajt dje, ku Rusia fitoi bindshëm 5 – 0 kundër Arabisë Saudite, një tifoz i veçantë doli rrugëve të Moskës.
Në një video të shpërndarë fillimisht në Twitter është kapur momenti, kur një ari, i cili ishte ulur prapa një makine, i binte një vuvuzele.
Në video dallohen qartë edhe disa persona që mundohen të shkrepin një foto të tifozit të veçantë.
Pamjet i postoi i pari gazetari Peter Stauton dhe që nga ai moment në Twitter janë parë mbi 500.000 herë./abcnews.al