Ariu hap derën e makinës dhe siguron një vakt të mirë, videoja bën xhiron e rrjetit

schedule13:10 - 10 Gusht, 2020

schedule 13:10 - 10 Gusht, 2020

Një video që tregon një ari teksa hap derën e një makine është bërë virale në rrjete sociale. Ngjarja ka ndodhur në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, ku ariu i uritur arrin të hapë derën e pasme të makinës për të marrë ushqimin që ndodhej brenda në mjet.

Videoja është xhiruar nga dritarja e një banese aty pranë, e cila tregon ariun që shëtit në makinën e parkuar. Pavarësisht se dritarja e përparme e makinës ishte e hapur, ariu arrin të nuhasë që çanta me ushqim ndodhej prapa, ndërsa arrin të tërheqë dorezën e derës së pasme për të shijuar një vakt të mirë.

Pasi arrin të marrë çantën, ariu shihet teksa largohet drejt pyllit. Raste të tilla me arinj në këtë zonë janë shënuar shpesh. /abcnews.al/
It then pulls open the door handle
The bear first stands up to look through the window