Arias bën valixhet gati, tre klube në garë për kolumbianin

schedule20:48 - 21 Shtator, 2020

schedule 20:48 - 21 Shtator, 2020

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Santiago Arias, është pranë largimit nga madrilenët. Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i klubit spanjoll, Andrea Berta, i cili ka deklaruar se janë disa klube të interesuara për Ariasin.

Bëhet fjalë për klube si Roma, Everton apo dhe PSG-ja, të cilat kanë shfaqur interes për shërbimet e kolumbianit. 28-vjeçari përpara se tu transferonte tek Atletico ka luajtur dhe për PSV dhe Sportingun.

Arias numëron 39 ndeshje me fanellën e “Los Colchoneros” në të gjithë kompeticonet, ku ka shënuar vetëm një gol. Mbetet për tu parë se ku do të luajë ai në sezonin e ri, ku gjithçka do të vendoset në ditët në vijim. /abcnews.al