Ariana Grande hap organizatë për shpëtimin e kafshëve: Jam shumë e lumtur

schedule15:29 - 13 Nëntor, 2020

schedule 15:29 - 13 Nëntor, 2020

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka treguar se po ndihmonte për të nisur një fondacion për shpëtimin e kafshëve.

Ajo ka ndarë një paraqitje të shkurtër të organizatës jofitimprurëse, Orange Twins Rescue, shkruan Daily Mail.

Organizata me qendër në Los Angeles ofron një listë të burimeve për ata që duan kafshët dhe inkurajon njerëzit të ushqejnë, birësojnë dhe dhurojnë para dhe pajisje për kafshë.

Prandaj lidhur me këtë sipërmarrje, këngëtarja ka shkruar: “Ne jemi aq të lumtur, krenarë dhe të ngazëllyer, faqja jonë do të vijë së shpejti, ndiqni @orangetwinsrescue në Instagram për më shumë.”

Kujtojmë që organizata u themelua pjesërisht nga drejtori i saj krijues dhe koreografët Brian dhe Scott Nicholson dhe pronari i Bel Air Grooming, Asami Kuroki, që shërben si koordinator i ndihmës. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!