Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Argëtohej me plumba, polici Taulant Balla qëlloi edhe për “Shën Valentin”

schedule10:46 - 20 Prill, 2022

schedule 10:46 - 20 Prill, 2022

Detaje të reja nga arrestimi i efektivit të Komisariatit nr. 1, i cili u arrestua nga AMP dhe iu gjet arsenal armësh në banesë. Sipas burimeve polici Taulant Balla prej kohësh terrorizonte banorët e lagjes së tij në “Farke te vogël” duke shtënë me armë zjarri në ajër. Polici Balla ishte i denoncuar edhe për dhunë në familja nga bashkëshortja. Mësohet se ajo ishte pajisur nga gjykata me urdhër mbrojtje.

Të njëjtat burime shtojnë se Balla, gjatë muajve të fundit, nën efektit e alkoolit, kishte qëlluar në ajër me armë të ndryshme, kryesisht në dite festive si festa e flamurit dhe Viti i Ri. Hera e fundit që ai terrorizoi lagjen ishte për Shën Valentin në 14 shkurt.

Për këtë gjë banorët kishin bërë disa herë kallëzime në polici, por për shkak të njohjes i kishin tërhequr, megjithatë organet nisën hetimet dhe prej disa javësh u mbajt në vëzhgim. Pas kontrollit në shtëpi, Taulant Ballës iu gjetën municion armësh dy automatikë dhe sasi fishekësh. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!