Ardit Hilën e pason një sulmues, Kukësi zyrtarizon afrimin e dytë

schedule15:38 - 20 Qershor, 2021

schedule 15:38 - 20 Qershor, 2021

Klejdi Daci është zyrtarisht pjesë e Kukësit, pasi ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për dy vite. Sulmuesi dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Kastriotit, ndërkohë që është produkt i moshave të Partizanit.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Klejdi Daci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. 22-vjeçari nga Kukësi ka firmosur sot një kontratë për 2 sezone me ekipin tonë, duke shtuar në këtë mënyrë numrin e futbollistëve nga Kukësi në ekip.

Daci ishte pjesë e Kastriotit në sezonin e fundit duke shënuar edhe 5 gola në 23 ndeshje të zhvilluara. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese Dacit me fanellën e qytetit të tij dhe sa më shumë trofe. Suksese Klejdi!”, njofton klubi i Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!