Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arbëreshët në dasmën e Dua Lipas/ Petta: ‘O yll i bukur!’ kënga që artistja zgjodhi për ceremoninë e saj

schedule16:33 - 25 Qershor, 2026

schedule 16:33 - 25 Qershor, 2026

Kantautori arbëresh Pierpaolo Petta ka rrëfyer emocionet e performancës së tij para këngëtares me famë botërore Dua Lipa, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë për kulturën arbëreshe dhe shqiptare.

Ai tregoi se një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte interpretimi i këngës tradicionale arbëreshe “O Yll i Bukur”, kushtuar Dua Lipës.

Sipas kantautorit, performanca zgjati rreth 20 minuta dhe në skenë u ngjitën edhe 10 vajza arbëreshe të veshura me kostume tradicionale të zbukuruara me ar.



Ai shtoi se “O Yll i Bukur” ishte kënga që Dua Lipa kishte zgjedhur për një moment të veçantë në dasmën e saj, duke e bërë interpretimin edhe më domethënës.

” Ne kemi folur arbërisht. Para se të niste shfaqja, fola me një kushëri të Dua Lipës, i cili ishte shqiptar. Unë flas më shumë arbërisht. Kur e prezantova shfaqjen, e bëra në gjuhën arbëreshe dhe shqip, sepse njësoj është.

Kënga “O Yll i Bukur” është një këngë arbëreshe, por ishte një moment special ta këndoja për Dua Lipën, një prej shqiptareve më të famshme në botë. Ishte një performancë 20-minutëshe me 10 vajza arbëreshe të veshura me kostume të bëra me ar. Këtyre vajzave të reja që u veshën me kostum, u thashë: “Këndoni bashkë.”

Kështu vazhduam me këngën “O Yll i Bukur”. Ata kënduan të gjithë bashkë me ne dhe ishte një moment i bukur. “O Yll i Bukur” ishte kënga që deshi Dua Lipa në dasmën e saj.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!