Sipas Arbër Zaimit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk është proserb, por ai është anti-shqiptar.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano në lidhje me shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, ku shembull mori liqenin e Gazivodës.
“Vuçiç dëshiron të marrë liqenin jo sepse i duhet serbëve, por sepse i duhet shqiptarëve. Sepse nga ky liqen varet bujqësia dhe një pjesë e mirë e ujit të pijshëm për Kosovën. Vuciç nuk është proserb, ai është anti-shqiptar”, tha Zaimi./abcnews.al



