Arbër Ademi, ministër i arsimit në Maqedoninë e Veriut: Kemi shfuqizuar maturën shtetërore për këtë vit!

schedule21:26 - 13 Maj, 2020

schedule 21:26 - 13 Maj, 2020

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi, ka konfirmuar në një intervistë për emisionin Ballkan, se qeveria ka vendosur të mos ketë maturë shtetërore në vend për këtë vit, ndërkohë që ende nuk dihet nëse në shtator, nxënësit do të kthehen apo jo në bankat e shkollës.

“Ne kemi sjellë dekret me fuqi të ligjit, me cka e kemi shfuqizuar maturën ligjore për këtë vit shkollor. Pra për nxënësit e këtij viti shkollor që janë në vitin e fundit të mësimeve në shkollat e mesme përkatëse, janë të liruar nga detyra për tiu nënshtruar maturës shtetërore, maturës shkollore dhe provimit përfundimtar si tre mekanizma  të certifikimit, të përfundimit të arsimit të mesëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!